Ora policore më 1, 2 dhe 3 maj do të fillojë nga ora 14:00

TË FUNDIT

Në seancën e sotme të 47-të të Qeverisë u vendos që të kufizohet lëvizja e qytetarëve në territorin e tërë vendit gjatë festave të majit.

-Në datat 1, 2 dhe 3 maj, pra të premten, të shtunën dhe të dielën, lëvizja e qytetarëve do të lejohet nga 05:00 e mëngjesit deri në orën 14:00. Ndalimi i lëvizjes në të gjithë vendin do të fillojë në orën 14:00 dhe do të zgjasë deri në orën 05:00 të mëngjesit tjetër.

Për personat mbi 67 vjeç, të premten, të shtunën dhe të dielën lejohet lëvizja nga ora 05:00 e mëngjesit deri në orën 11:00.

Të rinjtë deri në moshën 18 vjeç do të mund të dalin jashtë të premteve, të shtunave dhe të dielave nga ora 12:00 – 14:00.

Të gjitha masat e tjera të mbrojtjes COVID-19 të miratuara nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë Veriore mbeten në fuqi.