“Ora policore ka rritur dhunën ndaj grupeve të margjinalizuara”

TË FUNDIT

Një hulumtim i “Rrjetit për Mbrojtjen nga Diskriminimi” mbi temën “Të Drejtat e Njeriut të Komuniteteve të Margjinalizuara në kushtet e Covid-19”, ka nxjerrë në pah ndikimin që kanë masat kundër Covid-19 te këto persona.

Janë intervistuar 127 persona të margjinalizuar, sipas të cilëve, kriza me pandeminë dhe masat si ora policore e ka rritur dhunën në familje, aty ku ka pasur potencial për dhunë. Po ashtu është rritur edhe numri i problemeve juridike te grupet e margjinalizuara.

Me kufizimin e lëvizjes qytetarët nuk kanë mundur të realizojnë ndonjë të drejtë që i takon e komuniteti LGBTI ka qenë nën presion edhe më të madh psikik nga rrethi, thonë nga Koalicioni Margini.

“Hulumtimi në teren është bërë tek më shumë grupe apo komunitete të margjinalizuara, romë, punëtorë seksualë, personat me HIV, LGBTi dhe personat që përdorin drogë. Në hulumtim sigurisht që nuk janë kapur të gjitha fushat e punës, megjithatë mendoj se i kemi kapur fushat kyçe, siç janë ndalesa apo kufizimi i lëvizjes, puna e arsimit, ndihma sociale, qasja juridike dhe ndikimi i masave ekonomike”, tha Dragana Drndarevska – Koalicioni “Margini”./TV21

TË NGJAJSHME