Opozita skeptike për rritjen e pagave tjera! 80.000 qytetarë në prill do të marrin pagë minimale 18,000 denarë

TË FUNDIT

Rreth 80 mijë punëtorë në prill do të marrin pagë më të lartë minimale pasi që sot në Kuvend u miratuan ndryshimet e Ligjit për pagë minimale. Ndryshimet ligjore u sollën me procedurë të shkurtër, kur 90 deputetë votuan “Për”. Si ndihmë për kompanitë për rritjen e pagës minimale, në buxhet janë paraparë 16 milionë euro, që do të shfrytëzohen për mbulimin e dallimit të kontributeve.

Edhe në vazhdimin e sotëm të debatit, si në atë paraprake për Propozim ndryshimet e Ligjit për pagën minimale, kishte mendime të ndryshme nga deputetët nga partitë në pushtet dhe nga opozita.

 “Do të debatojmë aq sa ka nevojë me qëllim që të arrihet ajo për të cilën të gjithë pajtohemi se patjetër të ketë paga më të larta. Posaçërisht për shkak se jeta në Maqedoni po bëhet vazhdimisht e më e papërballueshme dhe shpenzimet po rriten, ndërsa në mënyrë paralele rritet edhe inflacioni”, tha Danella Hristova, deputete e VMRO-DPMNE-së.

 “Me ndihmën e pagës minimale, punëtorët që kanë të ardhura të ulëta do të mund t’i mbulojnë shpenzimet e tyre për jetesë. Por, kur flitni rreth selektivitet, a nuk i kishin nevojat e njëjta punëtorët që në mënyrë graduale vite me radhë merrnin 7 deri në 10 mijë denarë“, theksoi Marija Kostadinova, deputete e LSDM.

Deputetët e shumicës parlamentare krenarë për suksesin e arritur për rritjen e dyfishtë të pagës minimale. Deputetët e opozitës të habitur se si pushteti lëvdohet me pagë minimale prej 18 mijë denarëve kur benzina është shtrenjtuar për 70%, energjia elektrike për 10%, të gjithë produktet dhe shërbimet për jetën janë shtrenjtuar, ndërsa inflacioni është 6,7%. Janë skeptik se do të ketë rritje graduale të pagave tjera. Jemi larg pagës së famshme mesatare prej 500 eurove, thonë nga VMRO-DPMNE. Pagat e ulëta sipas tyre janë pasojë e ekonomisë katastrofale. Kuadrot në të cilët shteti ka investuar 20 vite, janë larguar nga vendi.