Më shumë se një mijë oficerë policie me mbështetjen e Europol, mëngjesin e sotëm kanë kryer bastisje të koordinuar kundër anëtarëve të një sindikate kriminale.
Ky operacion ndërkombëtar është udhëhequr nga autoritetet Portugeze, belge dhe braziliane me të cilën u realizua në tre kontinente të ndryshme.
Gjatë aksionit të koordinuar, u arrestuan 45 persona edhe atë 38 në Brazil, 4 në Belgjikë, 2 në Dubai dhe 1 në Spanjë.
Sipas Europol kjo sindikatë ndër më të mëdhatë në botë arrinte të fuste në Europë 45 ton kokainë përgjatë 1 viti dhe fitimet në gjashtë muaj i kishte në mbi 100 milion euro.
Oficerët policorë me mbështetjen e Europol gjatë aksionit kanë sekuestruar edhe 12 milion euro (cash), jahte dhe makina luksoze si dhe 37 avionë.
