“Open Ballkan”, takimi i radhës do të mbahet në Tiranë, Vuçiq: Do të nënshkruajm memorandumin për lejet e punës

TË FUNDIT

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq në një dalje për mediat së bashku me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe zëvendëskryeministrin për Çështje Evropiane të Maqedonisë së Veriut, Nikolla Dimitrov, bëri të ditur se takimi i radhës i nismës “Ballkan i Hapur” do të mbahet në Tiranë nga fundi i dhjetorit. Vuçiq theksoi se sot gjatë takimi është diskutuar për shumë çështje, duke shtuar se në takimin e radhës do të nënshkruhet edhe memorandumi për lejet e punës.

“Takimi i radhës do të mbahet në Tiranë, do të jetë 25, 26 apo 27 dhjetor kjo i takon mikpritësit Edi Rama. Do të nënshkruajmë atë çfarë duhet të nënshkruajmë të jetë marrëveshja e vërtet reale e cila duhet të ketë fuqi ligjore, sepse e vetmja gjë për t’i mbajtur njerëzit në rajon që ata të mund të punojnë kudo lirisht në rajon”, deklaroi Aleksandar Vuçiq – President i Serbisë.

Ndërkaq, kryeminsitri i Shqipërisë, Edi Rama tha se në takimin e Tiranës në fund të dhjetorit janë të angazhuar që të japin rezultatet konkrete, duke shtuar se nga janari i vitit 2022 në kufi do të ketë relaksim të ndjeshëm për bizneset dhe fermerët.

“Në dhjetor në Tiranë jemi angazhuar të japim rezultate konkrete dhe nga janari në kufijtë e vendeve të fillojë një relaksim shumë i ndjeshëm për kompanitë, distrubutorët dhe fermerët. Të gjithë fermerët që e kanë të lidhur prodhimin e tyre me eksportin dhe që janë pjesë të hapësirës ku eksportojnë Maqedoninë e Vertiut dhe Serbinë janë mbështetësit më të mëdhenj të Ballkanit të Hapur. Ballkani i Hapur është padiskutim një nismë në shërbim të njerëzve, miqënies ekonomike dhe shoqërore të këtyre popujve që përtej problematikave dhe mosdakordësive që mund të jenë pjesë e jetës sonë të përbashkët meritojnë të jetojnë më mirë dhe të kenë një hapësirë shumë më të madhe lëvizjeve dhe ndërvepruimi në favor të mirëqënies së tyre”, tha Edi Rama – kryeministër i Shqipërisë.