'Olimpiku' nr.1 në Kosovë (Video)

TË FUNDIT

Në aeroportin nderkombëtar” Adem Jashari” në Prishtinë kishin dalë shumë personalitete nga jeta poltike dhe sportive e Kosovës për ta pritur presidentin e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Tomas Bah me bashkëpunëtorët e tij!

Delegacioni i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar u ndal për pak çaste edhe në qendër të Prishtinës, me ç’rast vizitoi shtatoren e liderit të pavarësisë së Kosovës, doktror Ibrahim Rugova si dhe shtatoren e heroit tonë kombëtar Skenderbej!

Në Presidencë pritje dhe dekoratë për kontribut të jashtëzakonshëm për pranimin e Komitetit Olimpik të Kosovës në familjne botërore sportive, Tomas Bah!
Gjermani, Bah u falenderua dhe u ndje mirë për respektin dhe për pritjen e nivelit më të lartë shtetëror!
Ndërkaq, në kryeministri u prit dhe ui përgëzua për gjith angazhimin që bëri Bah e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar për sportin e Kosovës në veçanti për Komitetin Olimpik të Kosovës!

Tomas Bah me bashkëpunëtorë do të qëndroi edhe nesër në prishtinë dhe do të ketë takime me sportistë e zyrtarë të ndryshëm të sportit e asiociacioneve të Kosovës./21 Media/

Pamje nga vizita e Tomas Bah në Prishtinë.