Olimpiada speciale e Maqedonisë / Pesë medalje nga lojërat olimpike në Berlin

TË FUNDIT

Olimpiada speciale e Maqedonisë së Veriut u kthye me pesë medalje në disiplinën e atletikës nga Lojërat Olimpike Speciale të mbajtura në Berlin të Gjermanisë muajin që lamë pas. Pjesëmarrjen e 19-të sportistëve special nga Maqedonia e Veriut në Berlin, e ka bërë të mundur NLB Banka me në krye Presidentin e këshillit drejtues Branko Greganoviq.

“Me pesë medaljet e fituara e dëshmuan fuqinë, përkushtimin dhe motivin për të kaluar barrierat dhe për të zgjeruar kapacitetet dhe aftësitë sportive. Pesë medaljet janë dëshmi që kemi kualitet sportive serioz dhe shpirt sportive të pamposhtur. Treguam se mund të matemi krahë më krahë me fuqitë botërore dhe të pozicionhemi në skenën botërore sportive”, tha Greganoviq.