Ohri, 34 organizata nga Maqedonia dhe Shqipëria me kërkesa deri te UNESKO

TË FUNDIT

Shoqata Ekologjike e Qytetarëve “Fronti 21/42” paraqiti një letër Komitetit të Trashëgimisë Botërore, mbështetur nga 18 organizata të Maqedonisë dhe 15 të Shqipërisë me një thirrje për përfshirjen e rajonit të Ohrit në Listën e Trashëgimisë Botërore në Rrezik.

Siç thonë ata, nuk është pasojë e luftës ose katastrofës natyrore, por arsyet më të zakonshme për vlerat e shkatërruara dhe deklarimin e trashëgimisë botërore të rrezikuar janë një rezultat i menaxhimit të trashëgimisë nga qeveritë lokale dhe qendrore të të dy vendeve.

“Kërkojmë nga komisioni ta përfshijë rajonin e Ohrit në Listën e Trashëgimisë Botërore në Rrezik, dhe gjithashtu të dërgojë një mesazh të fuqishëm për mos përmasimin e aktiviteteve dhe jo aktivitetet të dy qeverive tona në lidhje me mbrojtjen e rajonit të Ohrit, konkretisht ata kanë vazhduar në rrugën e njëjtë e cila e solli rajonin në këtë situatë të keqe si deri më tani. Ne jemi të vetëdijshëm se ajo rrugë na dërgon në humbjen e plotë të Trashëgimisë Botërore që i takon të gjithë shtetit dhe të të gjithë gjeneratave të ardhshme”, tha Iskra Stojkoska nga “FRONT”-i.

Organizatat vlerësojnë se nëse Ohri do të shpallet në Listën e Trashëgimisë Botërore në Rrezik do të sjellë një angazhim më serioz në mbrojte të rajonit të Ohrit.

“E kërkojmë sepse e shohim si shpëtim të vetëm të pasurisë më me vlerë në vendin tonë. Aktivitet dhe jo aktivitet e qeverisë kanë një rol vendimtar, vlerësojmë se ndërkombëtarët, kombet e bashkuara kanë monitorin më të afërt për të dhe janë më të involvuar në mbrojte. Dhe kjo është mënyra më e mirë që të ndërpriten shkatërrimet e mëtutjeshme”, tha Iskra Stojkoska nga “FRONT”-i.

Tridhjetë e katër organizata shprehin shqetësim për situatën në rajonin e Ohrit, e cila, siç thonë ata, nuk është pasojë e luftës ose katastrofës natyrore, por arsyet më të zakonshme për vlerat e shkatërruara dhe deklarimin e trashëgimisë botërore të rrezikuar janë një rezultat i menaxhimit të trashëgimisë nga qeveritë lokale dhe qendrore të të dy vendeve.TV21 kërkoi qëndrim edhe nga kryetari i Komunës së Ohrit në lidhje më këtë por ai ishte i pa kapshëm. Komiteti i Trashëgimisë Botërore në seancën e 44-të të mbajtur sot vendosi që për Ohrin të diskutohet ditën e nesërme edhe pse diskutimi ishte paraparë për ditën e sotme, ku do të vendoset nëse Ohri do të shpallet në Listën e Trashëgimisë Botërore në Rrezik apo do të mbajë statusin e njëjtë.

TË NGJAJSHME