Oficerët e parë të Maqedonisë në NATO, deri në vitin 2023 duhet të plotësohen 20 vendet komanduese në NATO

TË FUNDIT

Janë emëruar pesë oficerët e parë të Armatës së Maqedonisë së Veriut të cilët do të jenë pjesë e strukturave komanduese të NATO-s.

Nënkoloneli Gjorgi Vasilevski do të jetë oficer shtabi për mbështetje të operacioneve, luftës hibride dhe kundër-terrorizmit në shtabin e NATO-s në Bruksel, nënkoloneli Goran Stojanovski do të jetë oficer shtabi për plane dhe doktrina strategjike, nënkoloneli Nikolla Hristovski – oficer shtabi në komandën për transformacione, kurse majori Mijalçe Mitrev do të jetë oficer shtabi për gjenerim të forcave – tre do të dërgohen në forcat aleate në Mons të Belgjikës, kurse një oficer tashmë shkoi në Izmir të Turqisë.

“Derisa po e shpallim përzgjedhjen e parë të njerëzve që do të dërgohen në pozicionet komanduese, në procedurë janë edhe konkurset për 7 persona të tjerë, të cilët gjithashtu do të shkojnë në NATO në nivele të ndryshme. Plani ynë është që deri në vitin 2023 tërësisht t’i plotësojnë të gjitha 20 vendet që na takojnë në suaza të strukturës komanduese të NATO-s dhe me këtë praktikisht ta definojnë vulën tonë në Aleancë. Republika e Maqedonisë së Veriut ka nota shumë të larta dhe me shumë komplimente arriti t’i kalojë të gjitha provimet, sfidat dhe vështirësitë që i sjell anëtarësimi në NATO”, deklaroi Radmilla Shekerinska, ministre e Mbrojtjes./TV21