Një nga ekspertët kryesor të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Majk Rajan, deklaroi se fillimi i përdorimit të vaksinës së koronavirusit duhet t’i japë botës “kontroll të konsiderueshëm mbi virusin vitin e ardhshëm”.
“Jeta me të cilën jemi mësuar para pandemisë – mendoj se është shumë, shumë e mundur përsëri, por duhet të vazhdojmë ta ruajmë higjienën, distancën fizike. Vaksinat nuk do të thotë se nuk do të kemi raste të koronës. Sidoqoftë, vënia e vaksinës në lojë do ta shtyjë kurbën, do t’i jap fund masave kufizuese dhe do të na japë kontroll mbi sëmundjen”, tha Rajan.
Ai shtoi se është e nevojshme vetëdija për atë se “duhet ta zvogëlojmë mundësinë që korona të vazhdojë të zgjerohet”.
“Sugjeroj shumë kujdes gjatë festave të Vitit të Ri. Në Irlandë, nga jam unë, 15 njerëz dinë të mblidhen në kuzhinë duke qëruar patate dhe duke i përgatitur së bashku vaktet e Krishtlindjeve. Nuk duhet ta bëjmë atë tani”, shtoi Rajan.
