OBSH: Shkalla e vaksinimit në Evropë ende larg nga e nevojshmja

TË FUNDIT

Organizata Botërore e Shëndetësisë sot paralajmëroi se shkalla e vaksinimit në Evropë ende është larg nga e nevojshmja që të parandalohet përhapja e sërishme e virusit korona dhe u bën thirrje vendeve të mbajnë masa mbrojtëse.

“Shtrirja për vaksinim nuk është e mjaftueshme që të mbrohet rajoni. Duhet të kalohet edhe shumë para se të arrihet të paktën 80 për qind nga mbulimi popullsisë së rritur, ende është nën shenjë të pikëpyetjes”, deklaroi në konferencën për shtyp Hans Kluge, drejtor rajonal i OBSH-së për Evropë.

Ai u bëri thirrje shteteve të shmangin përsëritjen e “gabimit” nga valët paraprake të epidemisë me Kovid-19.

Kryetarja e Komisionit Evropian Ursula Fon der lajeni deklaroi se BE-ja e mbështet qëllimin e G-7 tÇi jepet fund pandemisë me Kovid-19 deri në vitin 2022 me përforcim të fushatave për vaksinim. Në prag të samitit treditor të liderëve të G-7 që do të mbahet në Britani të Madhe nga 11 deri më 13 qershor, Fond der Lajeni e theksoi pozicionin e Evropës se vaksinimi në kuadër të BE-së duhet të zhvillohet paralelisht me eksportin e vaksinave në vendet e treta.

“Sot kemi lajme të mira. Më shumë se 50 për qind e evropianëve kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës, ndërsa 100 milionë prej tyre plotësisht janë vaksinuar”, theksoi ajo. 

TË NGJAJSHME