OBSH: Nuk ka shenja që Covid-19 është sëmundje sezonale

TË FUNDIT

Stinët e vitit me gjasë nuk ndikojnë në zhvillimin e pandemisë së koronavirusit të ri, kumtoi sot Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), duke paralajmëruar se është i gabuar besimi se ne jemi më të mbrojtur gjatë stinës së verës.

“Stinët e vitit nuk ndikojnë në transmetimin e virusit, prej të cilit vdiqën më shumë se 650.000 persona në të gjithë botën dhe u infektuan më shumë se 16 milion të tjerë”, deklaroi zëdhënësja e OBSH-së, Margaret Haris në video konferencën.

Si shembull, ajo theksoi se në një nga vendet më të prekura në botë nga Covid-19, SHBA-ja, tani është verë, ndërsa tek e dyta më e prekur Brazili është dimër.

“Ekziston besimi se virusi është sezonal, por duhet të kujtojmë se ky është virus i ri, i cili edhe pse është i frymëmarrjes të cilat janë historikisht sezonalë, ky sillet ndryshe”, theksoi Haris.

Ajo theksoi se kombinimi i virusit të gripit i cili është sezonal dhe mbizotëron në dimër, koronavirusi i ri është shqetësues dhe mund të rrisë presionin mbi sistemet shëndetësore.

“Ne ju rekomandojmë që të gjithë të vaksinohen kundër gripit”, këshillon Haris.