OBSH: Nënat duhet t’i ushqejnë me gji foshnjat e tyre edhe nëse kanë Covid-19

TË FUNDIT

Nënat duhet t’i ushqejnë me gji foshnjat e tyre madje edhe nëse kanë Covid-19, deklaroi sot drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adanom Gebrejesus, sepse përfitimet e tejkalojnë rrezikun e infeksionit.

“OBSH rekomandon që nënat te të cilat ekziston dyshimi ose është konfirmuar Covid-19 të inkurajohen, si edhe të gjitha nënat tjera, të fillojnë ose të vazhdojnë me gjidhënie”, tha Tedros në konferencën për media.

Duke pasur parasysh atë që bota e shënon Javën e ngritjes së vetëdijes për gjidhënien, Tedros në kontekst të pandemisë vijuese tha se përparësitë e shumta nga ushqimi me gji për të sapolindurit dhe fëmijët dukshëm e tejkalojnë rrezikun potencial nga infeksioni me Covid-19.