Më shumë se katër milionë persona në të gjithë botën janë infektuar me Kovid-19 në shtatë ditët e fundit, që është numri më i lartë për një javë që nga fillimi i pandemisë, kumtoi OBSH-ja.
OBSH-ja kumtoi se në javën e fundit, 4.060.891 persona janë infektuar me Kovid-19, dhe se 67.221 pacientë vdiqën në të njëjtën periudhë, transmetoi Tass.
Një javë më parë, 3.977.223 raste të reja dhe 59.699 raste vdekjeje ishin konfirmuar.
OBSH-ja, megjithatë, beson se të dhënat për javën e mëparshme tregojnë për ngadalësim të përhapjes së pandemisë.
OBSH-ja vëren se trend në rënie i infeksioneve të reja është vërejtur në Evropë dhe Azinë Juglindore, ndërsa përhapja e virusit është rritur në Amerikën Veriore dhe Jugore, me një rritje të numrit të rasteve të vdekjes nga Kovid-19.
Në periudhën nga 16 deri më 22 nëntor, rritja më e madhe në numrin e rasteve të reja u konfirmua në Evropë – rreth 1,7 milionë, me mbi 32.600 raste të vdekjes. Amerika Veriore dhe Jugore regjistroi më shumë se 1,6 milionë raste të reja të Kovid-19 dhe gati 22.000 raste të vdekjes përgjatë kësaj periudhe. Në Azinë Juglindore, 351.000 persona janë infektuar në shtatë ditët e fundit dhe numri i rasteve të vdekjes është rritur me 4.700.
