Koalicioni që lufton kundër koronavirusit, i kryesuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë ka nevojë për 31.3 miliardë dollarë gjatë vitit të ardhshëm për të zhvilluar dhe zbatuar teste, trajtim dhe vaksina, kumtoi sot organizata.
OBSH kumtoi se deri më tani janë mbledhur 3.4 miliardë dollarë amerikanë, por se mungojnë 27.9 miliardë dollarë, nga të cilat 13,7 janë urgjentisht të nevojshme.
“Nisma e OBSH-së synon të rrisë dërgesën e 500 milionë testeve dhe 245 milionë planeve për trajtimin e vendeve me të ardhura të ulëta dhe të mesme deri në mesin e viti 2021”, qëndron në kumtesë.
OBSH gjithashtu shtoi se synon të rrisë dorëzimin e dy miliardë dozave të vaksinave deri në fund të vitit 2021, duke përfshirë edhe një miliard doza që do të blihen nga vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme./MIA
