OBSH-ja po negocion për vaksinë ruse kundër Covid-19

TË FUNDIT

Organizata Botërore e Shëndetësisë është aktualisht në bisedime me institutin rus për zhvillimin e vaksinës kundër Kovid-19, “Sputnik V”, për mundësinë e përfshirjes në listën e përdorimit emergjent të vaksinës.

Duke e renditur në listën për vaksinat e emergjencës, OBSH-ja do të rekomandonte vaksinën për përdorim nga shtetet anëtare.

“Ne jemi të kënaqur të marrim të dhëna për vaksinën e tyre Sputnik V. Nëse përcaktohet se produkti i paraqitur për vlerësim plotëson kriteret e përfshirjes, OBSH-ja do të publikojë rezultatet”, kumtoi OBSH-ja.

Sipas rezultateve, u tregua se vaksina ruse është 92 për qind efektive në mbrojtjen e popullatës nga Kovid-19.