OBSH: Ende nuk është koha për të festuar, në Evropë ulet numri i të infektuarve, por rritet dhuna në familje

TË FUNDIT

Ka 4 javë që numri i të infektuarve nga Covid-19 ka nisur të bie në bazë ditore në rajonin e Evropës, thonë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Por shtojnë se gjendja nuk është njëjtë me vendet e lindjes. E derisa numri i të infektuarve bie, nga ana tjetër në muajin prill në rajonin e Evropës është rritur numri I rasteve të dhunës në familje thonë nga OBSH.

“Vendet anëtare gjatë muajit prillit raportojnë për rritje mbi 60 për qind të dhunës familjare në krahasim me muajin prill të vitit të kaluar. Janë rritur thirrjet emergjente të grave të cilët janë objekt i dhunës nga partnerët e tyre. Pavarësisht këtyre të dhënave  këto janë vetëm një pjesë e tyre sepse ka edhe shumë raste të tjera të pa raportuara nga gratë, fëmijët”, tha Hans Kluge, drejtor rajonal.

Si pasoje e uljes se rasteve të infektuara me Covid-19, 32 vende evropiane tashmë kanë filluar lehtësimin e masave, hapjen e shkollave e restoranteve, por  Hans Kluge, tha se ende nuk është koha për të festuar.

“Nesër do të mblidhen 53 ministra të Shëndetësisë  në panel me 6 ministra  për të folur dhe ndarë eksperiencat e më hershme  por të mbajmë mend se nuk është koha për të festuar por koha për përgatitje”, tha Hans Kluge, drejtor rajonal.

Ndërsa për zbulimin e vaksinës, nga OBSH thonë se  janë bërë bashkë shumë vende për të zbuluar atë.

“Disa vende të ndryshme, institucione dhe qeveri të ndryshme janë të përfshirë në procesin e gjetjes se vaksinës  dhe për momentin kemi  disa vaksina që kanë hyrë në  testet e para klinike dhe ky është një lajm shumë inkurajues por duhet të jemi edhe realist se zbulimi I një vaksine merr shumë kohë dhe sipas analizave të OBSH duhet kohë rreth 18 muaj ose edhe disa vjet për zbulim të një vaksine”, tha Catherin Smallëood, OBSH.

Edhe OBSH  do të del me plan se si do të funksionojnë shkollat gjatë pandemisë, por duke theksuar se problem janë fëmijët e vegjël të cilët ende nuk e kuptojnë distancën fizike.