Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëroi se Covid-19 po përhapet me shpejtësi të madhe alarmante në disa pjesë të hemisferës veriore, disa muaj para sezonit dimëror të gripit.
“Fillojmë të shohim trende shqetësuese në disa shtete”, deklaroi Marija van Kerhov, ekspert teknik udhëheqës për Covid-19 pranë OBSH-së, në prezantimin përmes rrjeteve sociale.
“Shohim rritje të numrit të njerëzve të pranuar në spitale, ata të cilët janë pranuar në kujdes intensiv, veçanërisht në Spanjë, Francë, Mal të Zi, Ukrainë dhe disa shtete të SHBA-së. Kjo është brengosëse sepse sezoni i gripit ende nuk ka filluar”, theksoi ajo.
“Në disa vende, rritet numri i personave të pranuar në spitale të moshës midis 15-49 vjet të infektuar me Kovid-19”, shtoi Van Kerç.
Majk Rajan, udhëheqës i programit për raste urgjente të OBSH-së, i ka këshilluar njerëzit në rrezik të lartë nga Covid-19, të vaksinohen kundër gripit./MIA