Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka thënë të mërkurën se aktualisht janë 600 raste të dyshuara me Ebolë dhe 139 vdekje të dyshuara.
Sipas OBSH-së, shifrat pritet të rriten.
Komiteti i Emergjencës i OBSH-së është mbledhur të martën në Gjenevë dhe ka konfirmuar se shpërthimi i fundit i Ebolës i llojit të rrallë Bundibugyo të virusit ishte një emergjencë e shëndetit publik me shqetësim ndërkombëtar, por jo një emergjencë pandemie, ka tjënë Drejtori i Përgjithshëm Tedros Adhanom Ghebreyesus.
“OBSH-ja e vlerëson rrezikun e epidemisë të larta në nivelet nacionale dhe rajonale, dhe të ulët në nivel global”, ka deklaruar Tedros.
Ai e ka shpallur të dielën shpërthimin si emergjence globale dhe ka thënë se ishte hera e parë që OBSH-ja e ka marrë një hap të tillë pa u konsultuar fillimisht me ekspertë, për shkak të urgjencës së situatës.
“Prioriteti jonë abolut tani është të identifikohen të gjitha kanalet ekzistuese të transmetimit, gjë që do të na mundësojë ne të definojmë shkallën e shpërthimit dhe të ofrojmë kujdes”, ka thënë Chikëe Ihekweazu, drejtor i emergjencave në OBSH.
Shpërthimi në vitet 2018-2020 të variantit Zaire të Ebolës në të njëjtin rajon ka shkaktuar vdekjen e rreth 2,300 njerëzve.
Lloji Bundibugyo i Ebolës, i cili përhapet nëpërmjet kontaktit të drejtpërdrejtë me lëngjet trupore nga njerëz ose kafshë të infektuara, ka një shkallë mesatare vdekshmërie prej rreth 40%, sipas OBSH-së.
