“Nyjat” – drama më e mirë në festivalin “Moisiu”, Refet Abazi tregon pse është i rëndësishëm ky çmim

TË FUNDIT

Aktori Refet Abazi ka rrëmbyer çmimin – drama më e mirë me veprën “Nyjat” në festivalin e teatrove shqiptare “Moisiu”. Për këtë çmim ai ka folur në emisionin e pasdites në TV21 – Pastel.

Tha se “nuk do të ishte i sinqertë” nëse do të thoshte se “nuk i bën përshtypje ky çmim”, pasi siç thotë, ky çmim për të është shumë i rëndësishëm ngaqë është çmimi i dytë që e merr si autor. Vitin e kaluar “Nyjat” është vlerësuar edhe në festivalin “Vojdan Çernodrinski”.