Nxënësit u kthyen në bankat shkollore – përjashtim bëjnë Tetova, Gostivari, Kërçova dhe Struga

TË FUNDIT

Pas një viti e gjysmë mësim online, si masë mbrojtëse nga Covid-19, nxënësit sot janë kthyer në bankat shkollore.

Shkollat e Maqedonisë së Veriut kanë hapur dyert për nxënësit, duke i pritur ata në bazë të protokolleve të veçanta për mbrojtje nga virusi.

Por jo të gjithë nxënësit do të takojnë profesorët e tyre.

Katër komuna janë të përjashtuara nga ka vendim, pasi gjendja me Covid-19 është e rënduar.

Në komunat e Tetovës, Gostivarit, Kërçovës dhe Strugës shkollat e mesme nuk do të hapin dyert për të nxënësit e tyre.

Mësimin do ta fillojnë online, për dy javë, deri në një vendim të ri të Komisionit për sëmundje ngjitëse pas analizës së situatës vijuese.

Në këto komuna fillimviti shkollor është online, pasi është regjistruar rritje rapide e rasteve të reja dhe pacientëve të shtrirë në spitale, transmeton TV21.