Nxënësit e shkollave të mesme vizitë në TV21. U fol se si t’i dallojnë lajmet e rreme dhe ato të vërteta

TË FUNDIT

Nxënës të shkollave të mesme vizituan sot TV21 në kuadër të edukimit mediatik të cilin e organizon Instituti për Studime të Komunikimit. Nga afër ata panë punën në televizion, ndërsa me gazetarët dhe redaktorët folën për lajmet e rreme, ndërsa parashtruan pyetje se si t’i dallojnë ato të vërteta nga ato të rrejshme.

A e di se si funksionojnë mediat dhe çfarë janë lajmet e rrejshme?

Po kam ide se si funksionojnë mediat dhe e di çfarë janë lajmet e rrejshme, por mendoj që mundem ta përmirësoj mënyrën se si t’i detektoj njoh ato më mirë, dhe sa herë që marr ndonjë informacion mundohem ta kontrolloj para se t’i besoj.

-Po jam e informuar si funksionojnë mediumet dhe çfarë përmbajnë lajmet e rrejshme.

-Jam e informuar se si funksionojnë mediumet dhe çka janë lajmet e rrejshme dhe është shumë e zakonshme në këtë kohë.

-Absolutisht po, mediat janë të fuqishme në shoqërinë tonë, ku i transmetojnë të gjitha situatat reale nga shoqëria .

Konkretisht e di se si funksionojnë mediat, “fake news” mendoj që janë lajme të rrejshme prej burimeve të pabesueshme dhe nuk duhet kushtuar shumë vëmendje, duhet të gjendet mënyrë për t’i zgjidhur ato.

A dëshiron të punosh në televizion?

Do të doja nëse do kisha mundësi.

Po, dëshirë e madhe është për mua të punoj në televizion, dua të bëhem moderatore.

Unë jam profesoresha Elena Nikollova, e gjuhës maqedonase në gjimnazin “Jozip Bros – Tito” Shkup.

-A e di si funksionojnë mediumet?

-E njoftuar jam, dita e sotme më dha mundësi për informacione të shumta si funksionojnë mediat, si ta njohim një lajm dhe në të vërtetë gjithçka që mësuam sot do ta përdorim edhe më tej, tha profesoresha Elena Nikollova.

Nxënësit shoqëroheshin nga mësimdhënësit e tyre, ndërsa këto vizita janë në kuadër të ditëve mediatike ku nxënësit e shkollave të mesme vizituan disa televizione dhe media online.