Numri i turistëve ishte në rritje në dy muajt para krizës

TË FUNDIT

Shkurti këtë vit ka shënuar rritje të numrit të turistëve dhe të bujtjeve. Te turistët në krahasim me shkurtin e vitit të kaluar ka rritje për 8,3 për qind, ndërsa te bujtjet 3,4 për qind. Rritje të numrit të turistëve është shënuar gjithsej në dy muajt e parë të këtij viti për 10,6 për qind.

Sipas të dhënave të publikuara të Entit Shtetëror të Statistikës, në shkurt të këtij viti numri i turistëve është 47 288, ndërsa numri i bujtjeve është 94.883.

Te turistët vendorë është shënuar rritje për 6,2 për qind, ndërsa te turistët e huaj 9,5 për qind. Turistët vendorë, sipas të dhënave të publikuara kanë pasur 0,9 për qind më shumë bujtje sa i përket shkurtit të kaluar, ndërsa te turistët e huaj për 5,2 për qind.

Për dy muajt e parë, të dhënat statistikore, tregojnë rritje të numrit të turistëve për 10,6 për qind, me çka te vendorët rritja është për 3,4 për qind, ndërsa te të huajt ka rritje për 15,3 për qind.

Në periudhën janar-shkurt të vitit 2020, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, numri i bujtjeve është rritur për 5,2 për qind edhe atë te turistët vendorë ka rritje për 1,2 për qind, ndërsa te të huajt ka rritje për 8,4 për qind./MIA