Ushtarët izraelitë kanë hyrë në Libanin jugor. Ushtria libaneze po tërhiqet nga pozicionet e saj, ndërsa në të njëjtën kohë Tel Avivi po bombardon Bejrutin dhe Teheranin.
Ushtria libaneze tërhiqet në kufi pas ndërhyrjes izraelite
Dëshmitarët në Libanin jugor thonë se ushtria libaneze është tërhequr nga të paktën shtatë pozicione përgjatë kufirit, ndërsa forcat izraelite përparojnë në zonë.
Zyrtarët libanezë i thanë Reuters se forcat izraelite po kryejnë ndërhyrje në disa pjesë të kufirit.
Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) njoftuan se ushtarët e tyre po kryenin operacione në Libanin jugor.
Ministri izraelit i Mbrojtjes: Forcat e ushtrisë janë “të autorizuara të avancojnë” në Liban
Forcat izraelite janë autorizuar të “ecin përpara dhe të marrin kontrollin e pozicioneve të tjera në Liban”, sipas Ministrit Izraelit të Mbrojtjes, Israel Katz.
Ai tha se trupat izraelite janë vendosur në pika të ndryshme pranë zonës kufitare “si pjesë e një operacioni të përforcuar mbrojtës” dhe se kjo nuk është pjesë e një operacioni më të gjerë tokësor në Liban.
Sipas Katz, qëllimi i operacionit është të parandalojë rrezik të mëtejshëm për komunitetet kufitare izraelite.
Netanyahu: Izraeli nuk e futi SHBA-në në luftë me Iranin, Trump është udhëheqësi më i fortë dhe po bën atë që është e drejtë për Amerikën
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka mohuar raportet se Izraeli i ka futur Shtetet e Bashkuara në luftë me Iranin, duke i quajtur pretendimet “qesharake” ndërsa vlerësoi gjithashtu Donald Trump.
ISRAELI PM NETANYAHU: “There's never been a president like Donald J. Trump. His resoluteness, his decisiveness, his clarity of thinking, the way he gets things — gets right to the crux of things.”
— Fox News (@FoxNews) March 3, 2026
“He cuts through all the fluff, cuts through the chase, gets down to the main… pic.twitter.com/C2mjZavK2I
“Donald Trump është udhëheqësi më i fortë në botë. Ai bën atë që mendon se është e drejtë për Amerikën. Ai gjithashtu bën atë që mendon se është e drejtë për brezat e ardhshëm”, tha Netanyahu në një intervistë me Fox News.
Ndërkohë numri i të vdekurve në Iran nga sulmet izraelite dhe amerikane ka shkuar në 787.


