Numri i të infektuarve në rënie! Filipçe: Vaksina mund të arrijë para muajit mars

TË FUNDIT

Në shumë shtete të botës ka filluar vaksinimi për virusin korona. Maqedonia do të pret ende.

Siç duket dozat e para të vaksinës do t’i marr nëpërmjet sistemit Kovaks, por nuk dihet se kur të njëjtat do të arrijnë dhe sa do të jenë në numër.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, nuk saktësoi kohën, por tha se se vaksina mund të kemi para muajit mars.

Vaksina e parë do të jetë përmes Kovaks, por për fat keq nuk e dimë se kur, as ne e as ndonjë shtet tjetër i cili participon në atë sistem. Është e qartë se të gjitha shtetet por edhe shtetet Evropiane që kishin privilegj që t’i pranojnë vaksinat, pranuan sasi më të vogël nga ajo që kishin porositur. Për atë edhe ky sistem solidariteti i cili ishte i paraparë dhe i planifikuar, shtyhet pak. Ne jemi në komunikim me të gjitha shtetet të cilat na i ofruan ata mekanizma për ndihmë dhe besoj se do të ketë mënyrë edhe para muajit mars të arrijë vaksina në vendin tonë”, deklaroi Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë.

Filipçe tha se mbyllja e objekteve hotelierike ka dhënë efektin dhe se menjëherë ka nisur ulja e numrit të të infektuarve. Ai gjithashtu tha se nëse shmangen festimet dhe nëse respektohen masat mund të mos kemi valë tjetër të virusit.

“Tani numrat më të vërtet po zvogëlohen, dukshëm po zvogëlohet numri i të diagnostikuarve ditor, dukshëm RO faktori i bartjes ulet dhe dukshëm po zvogëlohet numri i pacientëve të cilët duhet të hospitalizohen. Spitalet e shtetit janë gjysmë të mbushura. Disa nga ata ishin pa vende të lira, tani nuk është ashtu. Klinika infektive pas një periudhe të gjatë kohore ka mbi 30 shtretër të lirë dhe në klinikën e interne ka mbi 100 shtretër të lirë”, tha Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë.

Në ndërkohë në disa qytete të vendit të cilat nuk kishin kapacitete spitalore dhe kushte për ballafaqimin me Covid-19 po montohen spitale modulare për trajtimin e pacientëve të infektuar.