Numri i personave të infektuar me koronavirus në botë mbrëmë tejkaloi 60 milionë, tregojnë të dhënat e publikuara në ueb faqen e “Uorldmeters”.
Sipas këtyre të dhënave, numri i të infektuarve me koronavirus në botë nga fillimi i pandemisë ka arritur 60.040.625 prej të cilëve 1.413.206 njerëz kanë vdekur si pasojë e infektimit, ndërkaq 41,467.789 pacientë janë shëruar.
Vendi që kryeson për nga numri i të infektuarve janë ende Shtetet e Bashkuara me 12,923,878 raste, pak përpara Indisë me 9,221,998 dhe Brazilit, ku 6,118,708 njerëz janë infektuar që nga fillimi i pandemisë.
Vendi evropian me numrin më të lartë të njerëzve të infektuar është akoma Franca, ku 2,153,815 raste të koronavirusit janë raportuar që nga fillimi i pandemisë./MIA
