Numerologia: Në vitin 2021 do t’i heqim maskat! Ekonomia vitin e ardhshëm do të jetë në rritje

TË FUNDIT

Me numerologen, e cila vitin e kaluar parashikoi se në prill nuk do të ketë zgjedhje dhe se në Turqi do të ketë tërmet të fuqishëm, mbrëmë në emisionin “Klik Plus” të TV21, biseduam për atë se çka thonë numrat për vitin 2021.

“Unë dua simbolikisht ta nisim këtë emision, prandaj do ta heq maskën, sepse parashikimi im për vitin 2021 do të jetë në shenjë të numrit 5, domethënë do të ketë ballo, por jo edhe maskaradë. Pra, do t’i heqim maskat. Kjo nuk do të ndodhë menjëherë kuptohet, por hap pas hapi”, tha Mimi Siljanovska-Gllavinovska, numerologe.

Siljanovska-Gllavinovska foli edhe për ekonominë, e cila ishte prekur për shkak të koronavirusit. Ajo thotë se edhe po të mos kishte pandemi, sipas numerologjisë, ekonomia sërish do të stagnonte.

“Nuk e di a do të bëhet realitet kjo, por ja do të rrezikoj dhe do të tregoj se në vitin 2021 ekonomia do të shënon rritje, në krahasim me këtë vit”, pohoi Mimi Siljanovska-Gllavinovska, numerologe.

Por, çfarë do të ndodhë me veton bullgare dhe kontestin me Bullgarinë? A ka shans që të ketë zgjidhje vitin që vijon? Siljanovska-Gllavinovska tha se 2021 do të jetë viti më i mirë kur bëhet fjalë për marrëdhëniet me Bullgarinë, duke shtuar se edhe BE-ja do të pësojë ndryshime të mëdha.

“Duke parë nga aspekti numerologjik, unë nuk u befasova nga vetoja e Bullgarisë. Pse? Kur e analizuam BE-në erdhëm deri në numrin 18, e si përmbledhje 9. 9-4+13, dhe këta numra për vitin 2020 e japin numrin një-shifror 4. Prandaj, thashë se në 2020-tën vetë BE-ja do të jetë në periudhë izolimi, në periudhë kur do të punojë me atë që ka, por se në vitin 2021 do të ketë ndryshime”, tha Mimi Siljanovska-Gllavinovska, numerologe.

Siljanovska-Gllavinovska tha se nga aspekti numerologjik, BE-ja do të pranojë anëtare të reja në vitin 2022.