Në 24 orët e fundit, janë regjistruar 880 raste të reja me Kovid-19 në Korenë e Jugut, 162 më shumë se dje, që është një numër rekord i rasteve të reja që nga fillimi i pandemisë në vend.
Kryeministri, Çung Ksu Kjun u bëri thirrje qytetarëve të respektojnë masat e përshkruara të distancës fizike pa përjashtim dhe paralajmëroi se kushdo që injoron kufizimet e vendosura nga Qeveria, do të kontribuojë në përhapjen e epidemisë.
Kompanitë e Koresë së Jugut kanë vendosur të punësojnë vetëm zyrtarë që i përkasin kategorisë së punëtorëve të nevojshëm në zyra, ndërsa të gjitha tubimet publike me më shumë se 10 persona janë të ndaluara.
Zyrtarët shëndetësorë kanë kritikuar sjelljen e shumë koreanojugorëve dhe paralajmëruan se mosdisiplina e qytetarëve po përshpejton përhapjen e virusit.
