Numër rekord i të infektuarve në Serbi – 1.878 gjatë 24 orëve të fundit

TË FUNDIT

Në 24 orët e fundit në Serbi janë bërë 10.962 testime për koronavirus, prej të cilave 1.878 janë pozitivë, ndërsa 11 pacientë kanë humbur betejën me korona virusin, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Beogradi.

Lidhur me numrin e personave të testuar, në Serbi pozitivë janë diçka më shumë se 17 për qind.

Nga fillimi i epidemisë në Serbi janë konfirmuar gjithsej 51.083 raste me koronavirus dhe 844 raste të vdekjeve.

Janë testuar gjithsej 1.363.619 persona.