Në 24 orët e fundit në Greqi është regjistruar numër rekord i lartë të Kovid-19, gjithsej 460 persona të rinj të infektuar, nga të cilët 114 janë nga fabrika për konservim në pjesën veriore nga vendi, 26 pas testeve të bëra në pikat hyrëse në vend, ndërsa sërish pjesa më e madhe e rasteve të reja, gjegjësisht 207 janë në zonën Atika, njofton korrespondenti i MIA-s nga Athina.
Paralelisht janë regjistruar edhe pesë rasteve të vdekjes.
Profesori për epidemiologji Gikas Majorkinis në konferencën e sotme të rregullt për shtyp për situatën me koronavirusin e ri në Greqi, tha se logjikisht është të pritet rritje e përhapjes së virusit nga fundi i tetorit, duke e pasur parasysh atë se njerëzit do të fillojnë më shumë kohë të kalojnë në hapësirë të mbyllur.
Zëvendësministri i Mbrojtjes civile të Greqisë, sqaroi se sipas raportit javor për Kovid-19 në periudhën nga 24 deri më 30 shtator, numri mesatar i rasteve ditore ka qenë 314, të infektuarit e rinj janë të moshës prej 39 vjeç, derisa mesatarisht, në dit janë bërë 10.617 teste, nga të cilët pjesa më e madhe ishin në pikat hyrëse të vendit.
Nga fillimi i epidemisë në Greqi janë regjistruar 19.346 raste të Kovid-19, ndërsa e humbën jetën 398 persona.
