Numër dyshifror i rasteve pozitive me Covid-19

TË FUNDIT

Ministria e Shëndetësisë, informon se gjatë 24 orëve të fundit nga 4.264 testime të realizuara, 37 persona kanë rezultuar pozitivë me virusin korona, transmeton TV21.

Instituti i Shëndetit Publik në 24 orët e fundit ka regjistruar 10 persona të shëruar nga korona virusi, ndërkaq asnjë viktimë.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë që nga fillimi i epidemisë, nga Covid-19 janë sëmurë 156.054 qytetarë. Prej tyre, janë shëruar 150.273 persona, ndërkaq jetën e kanë humbur 5.489 pacientë. Raste aktive në vend janë 292./TV21