Array

Nuk votohet projektligji për Maturën Shtetërore

Must Read

“Incident” me aeroplanin e Pensit

Aeroplani me të cilin udhëtonte nënkryetari amerikan Majk Pens ishte i detyruar që të kthehet në aeroportin...

Ambasadori izraelit në KB e lëshoi sallën plenare gjatë fjalimit të Erdoganit

Ambasadori izraelit në Kombet e Bashkuara, Gilad Erdan, i cili ishte i pranishëm në mbledhjet e Asamblesë...

Putini në Kombet e Bashkuara, bëri thirrje të hiqen sanksionet me qëllim të përforcimit të ekonomisë botërore

Presidenti rus, Vlladimir Putin deklaroi dje se përfundimi i “sanksioneve jolegjitime” kundër vendeve si i tij, mund...
- Advertisement -

Në pjesën e fundit të seancës plenare, deputetët e pozitës bënë shmangie të Rregullores së punës dhe të rendit të ditës duke e futur si pikë të rendit të ditës projektligjin për Maturën Shtetërore, projektligji ky i cili nuk kaloi më tutje për shkak të mungesës së kuorumit .

Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami para deputetëve arsyetoi këtë projektligj duke thënë se njëra ndër arsyet e heqjes së pragut të kalueshmërisë është bërë me qëllim që nxënësit të mos kenë vështirësi në punësimin e tyre, si mungesë e një diplome të shkollës.
“ Meqenëse provimi përfundimtar në shkollat profesionale rregullohet me Ligjin për Aftësimin dhe Arsimin Profesional kemi propozuar që provimi përfundimtar në këto shkolla nuk duhet të figurojë më në ligjin për maturën. Me heqjen e këtij pragu mundësohet që secili nxënës, i cili i ka kryer provimet me sukses t`i nënshtrohet provimit të maturës dhe të pajisjet me diplomën e shkollës së mesme. Duke e pasur parasysh se nxënësit nuk mund të punësohen pa diplomën e shkollës së mesme, kjo është njëra nga arsyet e heqjes së këtij pragu”, tha Bajrami.

- Advertisement -

Bekim Haxhiu në emër të grupit parlamentar të PDK-së përveç që përkrahu këtë projektligj, ai kritikoi opozitën me mos prezencën e saj, derisa po flitet për një projektligj që sipas Haxhiut prek jetën e secilit, pasi që lidhet me fëmijët dhe të ardhmen e tyre. Haxhiu matej inkurajoi Qeverinë, përkatësisht MASHT-in që të vazhdojnë digjitalizimin e provimit të Maturës Shtetërore, pasi që kjo do të shkurtonte afatin kohor të mbajtjes së provimeve.
“Inkurajoj ministrinë që të vazhdoj me digjitalizimin e provimit të maturës dhe ky do të jetë pastaj një hap drejtë asaj eliminimit të dy provimeve brenda një afati të shkurtër kohor. Fëmijët tanë 18 vjeçar duhet t’iu nënshtrohen brenda një muaji . Është provimi I maturës dhe provimi në regjistrim në universitet, dhe nëse arrijmë që ne të digjitalizojmë provimin e maturës dhe vlerësimi nga ky provim I maturës të jetë real, atëherë ne duhet të stimulojmë nxënësit më të mirë që të kenë mundësi të zgjedhin profesione të cilat ata i dëshirojnë”, deklaroi Haxhiu.

Ndërsa Shpejtim Bulliqi në emër të LDK-së ka kërkuar nga Këshilli i Maturës Kombëtare që nxënësit të mos iu nënshtrohen lëndëve në provim, të cilat në vitet e fundit të shkollimit të mesëm nuk i kanë mësuar, duke përkrahur në parim këtë projektligj.
“Do të kërkoja nga këshilli i maturës së mundësisht të ketë parasysh faktin sepse në projektligjin e mëhershëm që ka ekzistuar disa drejtime në provimin final të maturës kanë qenë disa lëndë të cilat iu kanë shtruar si pyetje përkundër faktit që ndoshta dy vitet e fundit ka mund që fare të mos ta dëgjojnë atë lëndë disa prej nxënësve, në drejtime të caktuara. Duhet të ketë parasysh që kjo problematikë të evitohet”, tha Bulliqi.

- Advertisement -

E pas dështimit për të votuar këtë projektligj në mungesë të kuorumit kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, kritikoi deputetët , duke iu thënë që miratimi i 7 a 8 ligjeve për një periudhë gati një vjeçare lë shumë për të dëshiruar.

“Nuk kemi kuorum për të vazhduar më tutje. Realisht ne jemi të varur nga Qeveria, por sido që të jetë iu kemi nënshkruar si deputetë një vëzhgimi kritik nga shumica, i kemi vetëm 7 a 8 ligje që i kemi kaluar, po i bëjmë një vjet mandat si deputet të këtij kuvendi. Duhet të jem pak edhe vetëkritik. Mirë u pafshim në seancën e radhës”, tha Veseli.

- Advertisement -

Gjatë seancës së sotme Blerim Shala është zgjedhur koordinator i delegacionit kosovar për bisedime me Serbinë me 56 vota për dhe 1 kundër.

Pjesa e dytë e seancës është mbajtur pa prezencën e deputetëve të opozitës pasi që ata e kanë braktisur seancën si shenjë pakënaqësie që peticioni për rrymën nuk ka hyrë në rend dite. /A.Sahiti/

- Advertisement -

“Incident” me aeroplanin e Pensit

Aeroplani me të cilin udhëtonte nënkryetari amerikan Majk Pens ishte i detyruar që të kthehet në aeroportin në Mançester në shtetin Nju...

Ambasadori izraelit në KB e lëshoi sallën plenare gjatë fjalimit të Erdoganit

Ambasadori izraelit në Kombet e Bashkuara, Gilad Erdan, i cili ishte i pranishëm në mbledhjet e Asamblesë së Përgjithshme të KB-së në...

Putini në Kombet e Bashkuara, bëri thirrje të hiqen sanksionet me qëllim të përforcimit të ekonomisë botërore

Presidenti rus, Vlladimir Putin deklaroi dje se përfundimi i “sanksioneve jolegjitime” kundër vendeve si i tij, mund të përforcojë ekonominë botërore të...

Berlini kundër kritereve të reja për Shkupin, BE-ja dërgon ndihmë prej 120 milionë eurove

Zëvendëskryeministri përgjegjës për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov, dje realizoi takime me përfaqësues të BE-së, për herë të parë pas marrjes së pozitës...

Mbahet seanca e tetë e Këshillit të Sigurisë

Situata politike dhe e sigurisë në vend pas anëtarësimit në NATO do të jetë tema e diskutimit në seancën e sotme të...
- Advertisement -

More Articles Like This

- Advertisement -