Nuk u gërmua ku dyshon pala kosovare për varrezë masive

TË FUNDIT

Gërmimet për varrezë masive në Novi Pazar janë ndërprerë pasi ato kanë rezultuar të pasuksesshme.

Por, zyrtarët e Komisionit qeveritar për personat e pagjetur në Kosovë, të cilët ishin të ftuar nga autoritetet serbe që të vëzhgojnë gërmimet, thanë se vend-gërmimi nuk përputhej me informacionet që kishte pala e Kosovës lidhur me varrezën eventuale masive.

Drejtuesi i Komisionit qeveritar për personat e pagjetur Prenk Gjetaj, tha se gërmimet ishin bërë në anën e djathtë të lumit Kozarevë, ndërkohë që vendi i cili dyshohet se mund të jetë varrezë masive, sipas informacionit të palës kosovare, gjendet në anën e majtë të lumit.

Gërmimet vlerësuese pritet të përsëriten./21MEDIA