Vero, Stokomak, Kiper, Kam e Tineks janë një pjesë e subjekteve që janë dënuar ndërsa edhe do të përballen me padi penale për shkak të mosrespektimit të vendimeve të Qeverisë. Kështu njoftuan nga ministria e ekonomisë, nga ku shtojnë se do të përgjigjen penalisht edhe disa importues të tregut me shumicë “Kvantashki”.
Aksionet e tilla të kontrolleve do të vazhdojnë edhe më tej, ndërsa drejtori i Inspektoratit Shtetëror të Tregut Goran Trajkovski shtoi se me masat që po ndërmerren sistemi do të funksionojë si duhet.
“Nga sot e tutje të gjithë inspektorët që kanë konstatuar shkelje tek subjektet ekonomike do të jenë të pranishëm në seancat gjyqësore për ti përfaqësuar dhe mbrojtur ligjet me të cilat janë konstatuar ato shkelje. Praktikë për mosparaqitje të inspektorëve në seancat gjyqësore nuk do të ketë më”, tha Goran Trajkovski, Drejtor i Inspektoratit Shtetërorë të Tregut.
Përndryshe, dje në aksionin e Inspektoratit bashkë me Policinë Financiare dhe MPB-në u konfiskuan 15 tonë fruta-perime nga tregu me shumicë për shkak të parregullsive në detyrimet doganore, për të cilat nga Ministria bën të ditur se do të donohen.
