“Firmën nuk e kemi mbyllur, vetëm i kemi zvogëluar kapacitetet. Shitorja në Qendrën Tregtare është mbyllur dhe 6 persona kanë lëshuar. Kjo nga shkaku që nuk kemi pasur mundësi të sigurojmë paga dhe të ardhura për të gjitha shpenzimet e tjera që i gjeneron vetë biznesi”, tha Nikushevski Toni punëtor.
Ky është Toni Nikushevski. Nga dje, ai dhe 5 persona të tjerë kanë mbetur pa punë, për shkak se firma Tonely Dry Cleaning e cila merret me pastrim kimik, e ka mbyllur dyqanin në Qedrën tregtare. Shkak janë shpenzimet për mirëmbajtje, për një muaj arrijnë deri 600 euro.
“Ky duqan është më i shtrenjti për mirëmbajtje në evropën juglindore për metë katror. Ne si duqanxhi paguajmë për 400 euro mirëmbajtje ndaj Qendrës Tregtare. Unë kam edhe një faturë prej 11-12 mijë denarësh për klimatizim. Ja fillon muaji i dytë, dhe duqani nuk punon, nuk gjeneron fitim dhe kjo është situata që kemi ardhur që dueht të lëshojmë nga puna njerëz që deri dje kemi ndarë të mirën dhe të keqen”, tha Nikushevski Toni punëtor.
Firma ku ka punuar Nikushevski është biznes familjar dhe funksionon qe 40 vite. Ai thotë se asnjëherë nuk kanë pasur problem me likuiditetin.
“Nuk kemi pasur ndonjë problem me likuiditetin, përkundrazi këto vitet e fundit kemi punuar edhe me fitim”, tha Nikushevski Toni punëtor.
Mbyllja e dyqanit po vjen pasi që Qeveria nuk ka paraparë subvencione për dyqanet e vogla, ndërsa Nikushevski thotë se izolimi i njerëzve ka ulur për 100 për qind fitimet e tyre.
Firma më parë ka pasur 30 dyqane, ndërkaq tash ka 9. Edhe këto që kanë mbetur, Nukeshevski nuk beson se nuk do të kenë fatin e njejtë si ajo në Qendër, sepse mungesa e fitimit është thujse gjithkund.
