Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abidxhiku pas takimit me Kryeministrin, Albin Kurtin tha se në këtë takim nuk kanë parë diçka të re nga ato deklarime publike të kryeministrit, Albin Kurtit.
Abdixhiku përsëri ka shprehur se Qeveria do ketë mbështetjen e LDK-së sa i përket sigurisë në vend.
“Nuk kuptuam diçka te re prej atyre deklarimeve publike të Kurtit. Ne kërkuam plan konkret dhe kërkuam koordinim me aleatët tanë kjo është kërkesa e LDK-së”, tha Abdixhiku.
