Zëdhënësi i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Muhamed Hoxha ka sqaruar vendimin e fundit për hyrje në kufijtë e vendit.
Ka njoftuar se nëse shtetasit gjatë hyrjes në vend nuk dorëzojnë në kufi certifikatë për vaksinim, test PCR negativ apo vërtetim se ka kaluar sëmundjen në 45 ditët e fundit, duhet t’i nënshtrohen karantinës për 7 ditë.
Por kjo karantinë mund të ulet në 5 ditë, nëse në atë kohë shtetasit e huaj dorëzojnë test PCR negativ.
“Nëse shtetasit e huaj nuk dorëzojnë asnjë nga këta dokumente gjatë hyrjes në territorin tonë, udhëtarët shkojnë në karantinë të detyrueshme prej 7 ditësh. Karantina mund të shkurtohet në 5 ditë nëse gjatë kësaj periudhe dorëzojnë test negativ PCR test. Shpenzime e karantinës për shtetasit të huaj është barrë e tyre”, tha Hoxha, transmeton TV21.
Ndërkaq prej sot në Maqedoninë e Veriut mund të hyni e dilni vetëm nëse dorëzoni njërin nga dokumentet për Covid-19: certifikatë për dy doza të vaksinës, test PCR negativ dhe vërtetim se kemi kaluar Covid-19 në 45 ditë e fundit.
