Nuk kam bërë thirrje dhe nuk kam kërkuar koalicion të gjerë, kam dhënë një ide për të cilën ia vlen të mendohet, thotë Zaev

TË FUNDIT

Kryeministri Zoran Zaev thotë se ai nuk ka ofruar koalicion të gjerë i cili do të duhej të ndodhte tani por se vetëm e ka hapur këtë temë. Ndërsa, një qeveri e tillë e gjerë, thotë, mund të ndodhë për një muaj, pas zgjedhjeve lokale, nga zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe ky sipas tij është model i qeverisjes i cili mund të jetë më i mirë për shtetin.

“Unë as nuk kam kërkuar, as nuk kam bërë thirrje për koalicion të gjerë. Unë e dhashë një ide për të cilën ia vlen të mendohet, le të mendojë populli ynë”, tha Zaev sonte në televizionin Sitell.

Ai thotë se bashkarisht mund të bëhet më shumë për shtetin, që të jetë më efikas, më i rregulluar.

Oferta që kam bërë, theksoi ai, tregon lehtësim nga ana jonë, sepse, unë pretendoj se mund të kemi më shumë deputetë nga opozita për mbështetje dhe kjo me siguri do të ndodhë.

“Oferta mund të ndodhë për një muaj, pas zgjedhjeve lokale, mund të ndodhë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare…. Por, duhet dikush ta hapë këtë temë. Kjo është pjesë e politikës time të re”, tha Zaev.

Ai shtoi se idenë për politikën e re do ta prezentojë edhe para anëtarësisë, sepse, siç theksoi ai, ai duhet ta dijë që kandidati për kryetar ka edhe qëllime të tilla – të mos jetë egoist ta marrë pushtetin dhe të sundojë vetë.

“Jo, do ta ndajmë pushtetin me të gjithë edhe pse jemi fitues, pasi edhe si LSDM, edhe si Zaev edhe si anëtarë të të gjitha partive të tjera politike ekzistojmë për shkak të Maqedonisë, Maqedonisë së Veriut. Ky është qëllimi ynë”, tha Zaev.

Ai thotë se pushtet të tillë të ndarë ka në Gjermani, ku, siç tha CDU dhe SPD janë së bashku me dekada, më pas në Zvicër ku kjo ndodhë në vazhdimësi.

“Ideja është që kjo të ketë vazhdimësi. Në zgjedhjet e ardhshme do të fitojë LSDM, VMRO-DPMNE nuk mund të fitojë. Kështu LSDM do të ketë dominim në Qeveri, por në të do të jetë edhe VMRO. Mbase në disa fitore të ardhshme edhe VMRO dhe kështu ajo do të jetë dominuese. Kështu edhe në bllokun shqiptar, kështu edhe në partitë më të vogla”, tha Zaev.