Nuk ka marrëveshje për datën e zgjedhjeve, sot përfundon gjendja e jashtëzakonshme

TË FUNDIT

Liderët e dy partive më të mëdha në vend, Zoran Zaev dhe Hristian Mickoski në takimin e djeshëm nuk arritën marrëveshje për datën për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare ndërsa sonte përfundon gjendja e jashtëzakonshme që ishte vendosur nga presidenti, Stevo Pendarovski për shkak të gjendjes me epideminë në vend.

Siç theksuan nga kabineti i Pendarovskit ku u mbajt takimi, liderët janë dakorduar që ta vazhdojnë komunikimin rreth datës.

Paraprakisht, presidenti tha se në takimin nga Zaevi dhe Mickoski do të kërkojë që të gjejnë zgjidhje lidhur me atë se kur do të mbaheshin zgjedhjet.

Pendarovski shtoi se duhet të gjithë të ngriten mbi këtë moment i cili është shumë serioz dhe i ndërlikuar dhe të gjindet zgjidhje sepse siç tha, nuk bëhet fjalë për muaj ose vite, por për 8 deri në 15 ditë dallim mes dy blloqeve kryesore politike.

Tha se është e mundur edhe të ndryshojë vendimi për gjendjen e jashtëzakonshme dhe ai të vazhdohet edhe disa ditë me qëllim që të vijë deri në konsensus ndërpartiak për terminin e zgjedhjeve.

Tha se është e mundur edhe të ndryshojë vendimi për gjendjen e jashtëzakonshme dhe ai të vazhdohet edhe disa ditë me qëllim që të vijë deri në konsensus ndërpartiak për terminin e zgjedhjeve.

Vëri në dukje se do të ishte mirë të kemi proces zgjedhor joinkluziv, por edhe institucione jofunksionale.

Presidenti Pendarovski sot zbuloi edhe se pushteti dhe opozita kohë më parë janë dakorduar se zgjedhjet nuk duhet të mbahet të dielën, por mund edhe të mërkurën.

“Tani është nxehtë, qytetarët mund të mos jenë në shtëpi të dielën, të shkojnë diku. Votimi të mërkurën, në vend të dielën, mund të rregullohet me sjelljen e dekretit të Qeverisë”, u shpreh Pendarovski. Shtoi se të gjithë janë të vetëdijshëm se jehona e votuesve do të jetë më e vogël deri më tani.

Shtoi se të gjithë janë të vetëdijshëm se jehona e votuesve do jetë më e vogla deri më tani.

Pushteti dhe opozita, siç shtoi, janë të vetëdijshëm se në zgjedhjet duhet të ketë vëzhgues të OSBE/ODIHR dhe se KSHZ-ja në bashkëpunim me Komisionin për sëmundje infektive duhet të përgatisë protokolle për votim.

Kryeministri teknik, Oliver Spasovski theksoi se data për zgjedhjet është temë e përfunduar.

“Është e papërgjegjshme shtetin ta lëmë pa parlament, me Qeveri kalimtare dhe me opozitë e cila është me orientim destruktiv dhe vetëm është duke parë të përfitojë njëfarë pike politike në llogari të krizës dhe rreziqeve në të cilat qytetarët janë të ekspozuar”, shkruan Spasovski në profilin e tij në Fejsbuk.

Zaev porositi se deri të shtunën ekziston mundësia që të arrihet konsensus me opozitën për zgjedhjet.

“Deri të shtunën, kur përfundon gjendja e jashtëzakonshme, ekziston mundësi për marrëveshje për datë të zgjedhjeve mes LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së deklaroi lideri i partisë në pushtet, Zoran Zaev, i cili në konferencë për shtyp theksoi se dy partitë para ndërprerjes së komunikimit biseduan që zgjedhjet parlamentare të mbahen të mërkurën më 8 korrik, ndërsa të hënën dhe të martën paraprakisht të votojnë të sëmurët të cilët do të paraqiten për votim”.

Zaev tha se do të kërkojë publikisht vazhdim për tre ditë të gjendjes së jashtëzakonshme nga presidenti i shtetit nëse VMRO-DPMNE dakordohet që zgjedhjet të mbahen më 8 korrik.

“Ndryshim të mundshëm për gjendjen e jashtëzakonshme mund të ketë për shkak të zgjedhjeve, nëse arrihet konsensus”, tha Zaev në konferencë për shtyp duke theksuar se nëse nuk ka marrëveshje për zgjedhjet më 8 korrik ose fare marrëveshje për zgjedhje, sipas Kushtetutës dhe sipas ligjit zgjedhjet duhet të mbahen më 5 korrik.

VMRO-DPMNE kërkon gjendje të re të jashtëzakonshme nga presidenti Stevo Pendarovski, për shkak të rritjes së numrit të pacientëve dhe vdekjeve nga Kovid-19. Ata janë të gatshëm për bisedime dhe takime, por nuk bëjnë licitim me data për zgjedhje, sepse për ta kjo është rrezik dhe lojë me shëndetin e qytetarëve.

Sekretari i përgjithshëm i partisë, Igor Janushev në konferencën e sotme për shtyp tha se nevojitet të vazhdohet gjendja e jashtëzakonshme, sepse ekziston një krizë shëndetësore, ndërsa mos shpalljen e gjendjes së re të jashtëzakonshme, do të konsiderojnë vendim politik të Pendarovskit nën presionin e liderit të LSDM-së, Zoran Zaev.

“Numrat tregojnë se shteti nuk doli nga kriza e koronës, por se po thellohet dhe duhet të ketë një gjendje të re të jashtëzakonshme. Për shkak të neglizhencës së Qeverisë së Zaevit dhe Spasovskit, deri tani kemi 169 të vdekur, 3.538 të infektuar, më shumë se 15 mijë qytetarë i kanë humbur vendet e tyre të punës dhe numri i të infektuarve të rinj ende nuk dihet”, theksoi Janushev.

Sekretari i përgjithshëm i VMRO-DPMNE-së shtoi se si parti ata janë të hapur për konsensus dhe bisedime, pavarësisht se në çfarë formati mund të jenë takimet, por që për ta më i rëndësishëm është shëndeti i qytetarëve.

“Licitimi me data në këtë moment kur kemi një rritje të madhe të rasteve të reja dhe të vdekjeve në të vërtetë është licitim me shëndetin e njeriut. Ne nuk do ta bëjmë këtë”, tha Janushev, duke shtuar për të dalë me një datë, duhet të ketë normalizim të situatës.

Ambasadorja e SHBA-në në shtet Kejt Mari Bërns në deklaratë për MIA-n porosit që e rëndësishme për vendin është  të mbahen  zgjedhje sepse, siç thekson Maqedonisë së Veriut i nevojiten  institucione plotësisht  funksionale për ballafaqim me të gjitha sfidat, duke e përfshirë edhe krizën  me Kovid-19. Thekson se data e zgjedhjeve duhet të konfirmohet në pajtim me ligjet dhe Kushtetutën  e vendit.

“E rëndësishme është në vend të mbahen zgjedhje. Maqedonisë së Veriut i nevojiten  institucione të zgjedhura dhe plotësisht funksionale – qeveri dhe kuvend – që të përballen me shumë sfida urgjente  të cilat do të kenë  efekt afatgjatë mbi të ardhmen e vendit, duke e përfshirë edhe  përgjigjen e krizës me KOVID-19, si dhe përgatitjet  për negociatat inkuadruese me BE-në. Sa i përket datës  për këto zgjedhje, duhet të konfirmohet  në pajtim me Ligjet dhe Kushtetutën e vendit”, citon Bërns.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) dje në takim pune e shqyrtoi Dekretin qeveritar për vazhdimin e veprimeve zgjedhore për zgjedhjet parlamentare dhe në bazë të saj do t’i fillojë aktivitetet për votim. Me dekretin që u publikua në Gazetën zyrtare dhe hyri në fuqi, KSHZ është e obliguar t’i ndërmarrë të gjitha aktivitetet teknike dhe administrative për shkak të përgatitjes së veprimeve të tjera zgjedhore në pajtim me Kodin zgjedhor.

Kryetari i KSHZ-së, Oliver Derkoski, për MIA-n informoi se në bazë të këtij Dekreti, KSHZ-ja do të dërgojë shkresa deri te MPB-ja dhe drejtoritë për sanksione dhe për udhëheqjen e librave amë për grumbullimin e të dhënave të nevojshme për qytetarët.

Me ditën e hyrjes në fuqi të këtij Dekreti, KSHZ-ja është e obliguar t’i ndërmarrë dhe t’i kryejë të gjitha aktivitetet e domosdoshme teknike dhe administrative, për shkak të përgaditjes së veprimeve tjera zgjedhore, në pajtim me Kodin zgjedhor. (MIA)