“Nuk jemi të kënaqur me rritjen për byrek dhe vaj”, të mërkurën KLS do ta aktivizojë protestën para Ministrisë së Financave

TË FUNDIT

I punësuar me stazh pune prej 37 viteve i cili i ka kurorëzuar gjysmën e qytetarëve të Shkupit, merr rrogë prej 17.500 denarëve, ndërsa nuk është i ulët edhe numri i atyre që marrin rrogë prej 14.700 në Drejtorinë e librave amë. Rritja prej 4000, e jo prej 2800 sa për të blerë byrek dhe vaj gatimi, kërkojnë të punësuarit në Shërbimet amë të cilët janë në grevë pothuajse një muaj. Javën e kaluar nënshkruan marrëveshje të re kolektive ku janë përfshirë të gjitha kërkesat e tyre, megjithatë e njëjta ngeci në Ministrinë e Financave.

“Unë tashmë një kohë të gjatë po merrem me aktivitetet e Sindikatave të Maqedonisë, por deri më tani nuk kemi qenë në një situatë të këtillë. Sjellje të këtillë arrogante të qeverisë, të institucioneve, nuk kemi parë, këtë e bëjnë  si lojë nervash. Sipas informacioneve që i kam nga të punësuarit, ata nuk do të heqin dorë nga greva“, tha Marjan Ristevski, kryetar i KLS-së.

Nga Konfederata e Lidhejs së Sindikatave paralajmërojnë se protestën që e pezulluan, përsëri do ta aktivizojnë të mërkurën prej orës 14 deri në 16 derisa plotësohen kërkesat e tyre. Ata janë të gatshëm që të merren vesh, megjithatë askush nga qeveria nuk do që të bisedojë me ta.

 “Mendojnë se me 2800 do ta zgjidhin problemin. Ne bëmë një matematikë të thjeshtë, një byrek dhe jogurt për 23 ditë pune bëjnë  2300 denarë, plus tre shishe vaj gatimi, gjithsej bëjnë 2800 denarë. Kjo nuk mjafton krahasuar me inflacionin që e bëjnë. Garantoj se shteti ka para, por duhet të pyesin veten se ku janë ato para? Tani do të marrin hua prej një miliardë, ku janë paratë?“, deklaroi Marjan Ristevski, kryetar i KLS-së.

TV21 pyeti në Ministrinë e Financave se a i kanë shqyrtuar kërkesat e të punësuarve në drejtorinë e Librave Amë, nga atje thanë se shumë shpejtë do të dalin me përgjigje.