51.514 denarë është shporta e konsumatorëve për muajin e kaluar sipas përllogaritjes së Lidhjes së sindikatave të Maqedonisë. Për 17 mijë denarë më shumë se vitin e kaluar, ose për 19,8%. I pyetëm qytetarët se si arrijnë ta mbijetojnë muajin duke marrë parasysh se disa pensione janë nën rrogën minimale, ndërsa disa të punësuar nuk marrin as rrogë minimale prej 18 mijë denarëve.
-A ju mjafton pensioni për tërë muajin?
-Mua jo, nuk më mjafton.
-Po të jetoja vetëm, nuk do të më mjaftonte, por me bijën time jetoj.
-A e di se pse më mjafton? Se jetoj vetëm, kursej…
-Të kalosh me kaq para, është tmerr. Me këto çmime të larta, e shihni vetë, nuk ju duhet të pyesni.
-A keni hequr dorë prej disa produkteve që i keni blerë më parë?
-Po, prej gjithçka. Kursej për ushqim, veshmbathje, nuk shkoj në kafene siç bëjnë disa njerëz që hanë, pinë në kafene, më herët, një herë në muaj, tani, me këta, aspak.
-Jo prej disa gjërave por prej shumë. Nga gjithçka blejmë nga pak sa të them se kam blerë. Me pension prej 13 mijë denarëve, për rrymë, ujë, telefona.
-Shumë e vështirë. Po të isha magjistar dhe të merrja në muaj nga 5, 6 mijë euro, do të kënaqesha siç bëjnë ata. Ne i votuam dhe menduam se do të jenë për popullin, por jo, ata shohin vetëm për veten e tyre, asgjësues. Nuk mendojnë për të ardhmen e popullit, për të rinjtë që na ikën. Për se më duhet BE-ja, këtu e kemi BE-në, kjo tokë na jep gjithçka.
Rritje të indeksit të shpenzimeve të jetesës në tetor 2022, krahasuar me majin e kaluar, vërehet te frutat e freskëta, perimet e ngrira, patatet e perime tjera. Ka rritje për 7,3%, qumështi për 5,9%, djathi dhe gjiza për 7,5%, mishi për 3,6%. LSM paralajmëron se ka mundësi që përsëri të dalin në rrugë me qëllim që ta shprehin revoltin e tyre, për shkak se një familje katërantarëshe nuk mund ta ketë as shportën minimale. Maqedonia është me inflacion më të lartë në rajon.
MAQEDONIA-19,8%
SERBIA-14%
KOSOVA-12,7%
SLLOVENIA-10%
SHQIPËRIA-8,3%
KROACIA-12,8%
Maqedonia është me inflacion më të lartë edhe në 25 vitet e fundit sipas raportit të bankës popullore, ndërsa trendi do të vazhdojë të rritet. Madje edhe parashikimet e fundit janë se po pritet recesion që do të zgjasë një tremujor.
