Interesim aq i madh për të parë ndeshjen Shqipëri-Gjeorgji sa pati edhe nga ata që paguan dhjetëfish më shumë vetëm të jenë në Air Albania, përcjell TV21. Çifti nga Kosova tregojnë se paguan 200 euro për dy bileta, por thanë se kjo ia vlen dhe nuk është shumë kur bëhet fjalë për Shqipërinë.
“Ekstra për ndeshjen, me pa futbollin, me pa Shqipërinë, me pa kombëtaren. Paguam 100 euro për biletë, 100 euro një. 200 euro dy bileta. Ia vlen, kemi ardhur ekstra me pa ndeshjen, nuk është shumë”, thanë ata.
