Norvegjia vendoset në listën e vendeve “jomiqësore” të Rusisë

TË FUNDIT

Rusia e vendosi sot Norvegjinë në listën e vendeve “jomiqësore”, duke përmendur veprimet kundër misioneve diplomatike dhe konsullore ruse jashtë vendit, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë me shkrim nga qeveria ruse thuhet se Norvegjia është përfshirë në listën e vendeve të huaja që kanë ndërmarrë veprime armiqësore ndaj misioneve diplomatike dhe konsullore ruse.

“Në përputhje me vendimin në fjalë, numri i personelit vendas që Norvegjia mund të punësojë në Rusi është i kufizuar në 27”, thuhet në deklaratë.

Norvegjia vendosi të dëbojë 15 diplomatë rusë në prill.