Konferenca e shtatë me radhë është organizuar në Tetovë nga JM Organic dhe BD Organic. Qëllimi i kësaj konference është që gratë në qytetin e Tetovës të njihen me sëmundjet gjinekologjike dhe dermatologjike dhe për mënyrën e mbrojtes.
“Sot ka qenë organizimi shtatë i konferencës. Kemi organizuar një mbledhje bashkë me gratë e Tetovës nga vendet rurale dhe qyteti i Tetovës, për vetëdijesimin e sëmundjeve gjinekologjike dhe dermatologjike. Kjo është konferenca e shtatë. E vetmja është që e kemi mbajtur në qytetin e Tetovës, tjerat janë mbajtur në vendet rurale dhe do të vazhdojmë që të mbajmë deri sa ne gratë të jemi të vetëdijshme si të kujdesemi për shëndetin tonë.” – thotë Rina Sherifi – udhëheqëse projektit .
