Njihuni me kryeveprën e re të Ferrari, modelin 12Cilindri

TË FUNDIT

Një kryevepër mes traditës dhe inovacionit. Vetë fjala Ferrari asocon me motor V12, dhe kështu marka e famshme italiane ka zgjedhur ta quajë veturën e re 12 Cilindra ose siç e thonë italianët dodiçi çilindri.

Ky mund të jetë Ferrari i fundit me një motor V12, që për habi vjen edhe në versionin Spider.

Motori prej 6.5 litrave, F140HD i montuar në Ferrari 12Cilindri është versioni i ri i V12-ës ikonë të Maranellos me aspirim natyral, që prodhon 820 kuaj fuqi. E që arrin prej 0 në 100 km, për 2.9 sekonda.

Modeli i ri i Ferrarit do të kushtojë 395 mijë euro, ndërsa versioni Spider 430 mijë euro.