Njihet si një nga qytetet më të shtrenjta në botë, por në këtë vend paga minimale është rritur për 32 cent

TË FUNDIT

Është një nga qytetet më të shtrenjta në botë, me çmimet e banesave më pak të përballueshme në planet dhe hapësirat e parkimit që mund të shkojnë për gati një milion dollarë secila.

Megjithatë qeveria e Hong Kongut vendosi të rrisë pagën minimale me 32 cent. Paga e re minimale me rritjen shkon në 5.1 dollarë në orë nga 4,78 dollarë në orë që ishte.

Kjo nxiti një përgjigje të ashpër të komunitetit dhe aktivistëve, ku thonë se kjo rritje e re bën pak ndryshim në Hong Kong, i renditur vazhdimisht si një nga qytetet më të shtrenjta në botë.

“Ne mendojmë se kjo është e papranueshme. Ne nuk mund të mbulojë nevojat bazë në Hong Kong”, tha një aktivist.

Paga minimale, e vendosur për herë të parë në vitin 2011, supozohet të rishikohet çdo dy vjet, por kjo nuk ndodhi për shkak të pandemisë që “ngriu” ekonominë, raporton CNN.

Në vitin 2022, Hong Kongu u rendit në vendin e katërt në Indeksin Botëror të Kostos së Jetesës, ku Nju Jorku, Singapori dhe Tel Avivi janë në tre vendet e para.

Për krahasim, Nju Jorku ka një pagë minimale prej 15 dollarë në orë dhe Tel Aviv varion nga 8,27 dollarë në 8,45 dollarë në orë në varësi të orëve totale të punës. Singapori ofron paga minimale të ndryshme në varësi të sektorit, të zbatueshme vetëm për qytetarët dhe banorët e përhershëm.