Njëri prej të plagosurve në rrezik për jetën! “Shtekli” u godit me 6 plumba, por është në gjendje stabile

TË FUNDIT

Në incidentin e djeshëm në qendër tregtare, Rade Trajkovski Shtekli u plagos me rreth 5 – 6 plumba, megjithatë është jashtë rrezikut për jetë, bën të ditur drejtori i Klinikës Torakale ku po trajtohet i plagosuri.

“Pjesa dominante ka qenë në kraharorin e majtë dhe supin e djathtë, është bërë intervenim i gjerë në kraharorin e majtë, është mënjanuar një pjesë e mushkërisë së pacientit e lënduar nga plumbat dhe janë trajtuar plagët në supin e djathtë, pacienti mbrëmë ka kaluar në kujdes intensive, ndërsa në mëngjes është stabilizuar dhe është në vetëdije, me frymëmarrje spontane dhe është në vëzhgim të mëtutjeshëm në kujdes intensive”, pohoi Nexhati Jakupi, drejtor i Klinikës Torakale.

Në gjendje më të rëndë është shoqëruesi i Rade Trajkovskit. Ai po trajtohet në Spitalin e Qytetit, prej ku thonë se gjendja momentale është stabile, por vazhdon të jetë në rrezik për jetën.

“Pacienti është në njësinë për kujdes intensiv, ende është në aparate, në gjendje relative stabile. Po ndërmerren masat e nevojshme për trajtim. Ende është në rrezik për jetën”, theksoi Luben Arsenkov, drejtor i S.Q. “Shën Naumi i Ohrit”.

-A nuk dihet sa plumba ishin?

“Ishin më shumë në numër, kishte hyrje-dalje, si të të them, nuk kishte plumba që kishin ngelur”, tha Luben Arsenkov, drejtor i S.Q. “Shën Naumi i Ohrit”.

Shtekli dhe shoqëruesi i tij u plagosën pasditen e djeshme në QT “East Gate” rreth orës 15, kur qendra është plot me vizitorë.