Njerëzit nuk kanë 50 euro për elaborat që të legalizojnë objektet, bllokada në Kuvend është e hidhur tha Zaevi

TË FUNDIT

Duke thënë se njerëzit nuk kanë as 50 euro që të legalizojnë shtëpitë e tyre, pasi Ligji për legalizim është bllokuar e ndërkaq dje ka skaduar afati, kryeministri Zoran Zaev ka vlerësuar se për shkak të këtyre ligjeve duhet të vazhdojë me punë shumica.

“Ministri po bën përpjekje që të miratohet ligji për ndërtimet pa leje. Dje skadoi afati. Kemi qytetarë që nuk kanë arritur të sigurojnë 50 euro për elaborat dhe nuk kanë arritur t’i legalizojnë objektet e tyre. Ato janë shtëpitë e tyre. Tash asgjë. Mbeten ndërtime pa leje. Shteti duhet të rrënojë, sepse ajo pasuri materiale është para se gjithash e më të varfërve. Nëse nuk e miratojmë ligjin, ja është bllokuar, askush nuk ka dobi”, tha Zaevi në Shtip, transmeton TV21.

Ai ka shtuar se në çështje është edhe Ligji për Qendrën Klinike, ndërkaq ka vlerësuar se për këto arsye bllokada në kuvend është e hidhur.

“Ja për këto arsye them se bllokada që bëhet në Kuvend është e hidhur”, tha Zaevi.

Kurse paralajmëroi edhe politika të reja gjatë këtyre ditëve./TV21