Një vit nga rasti i parë i vdekjes nga Kovid-19

TË FUNDIT

Një vit më parë, Kina e konfirmoi vdekjen e parë nga koronavirusi në qytetin e Vuhanit, ndërsa deri më tani janë regjistruar më shumë se 1,9 milion vdekje nga Kovid-19 në të gjithë botën.

Sidoqoftë, në qytetin me 11 milionë banorë në Kinën qendrore, ku u shfaq rasti i parë i sëmundjes, virusi nuk ekziston më, shkruan gazeta “Gardian”. Sot në Vuhan, njerëzit shkojnë të punojnë lirshëm dhe parqet dhe shëtitoret janë plot me njerëz.

Autoritetet kineze e konfirmuan vdekjen e tyre të parë nga një virus i panjohur më 11 janar të vitit të kaluar, kur vdiq një burrë 61 vjeç i cili ishte blerës i rregullt në tregun tashmë famëkeq të Vuhanit, ku filloi të përhapet koronavirusi.