Një pjesë e partisë INTEGRA kalon në VMRO-DPMNE

TË FUNDIT

Një pjesë e strukturave të deritashme të partisë politike, INTEGRA sot kanë realizuar takim me kryetarin e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski ku kanë paralajmëruar se do të kalojnë në radhët e VMRO-DPMNE-së.

Voisllav Zafirovski nga INTEGRA në konferencën e sotme për shtyp pas takimit tha se refuzojnë të punojnë dhe deklarohen si pjesë e kësaj partie që sipas tij, “punon në kushte joadekuate”.

Tha se kalojnë në VMRO-DPMNE dhe dërgoi thirrje te të gjitha partitë e orientuara djathtiste t’u bashkëngjiten.

“Prandaj dua të theksoj se të gjithë u përcaktuam të kalojmë në VMRO-DPMNE dhe prej këtu të dërgojmë thirrje deri te të gjitha ato parti politike të djathta dhe ata që nuk janë të djathta të na bashkëngjiten, të bëjmë bllok e cila do të realizojë atë ide e cila ishte e pranishme para zgjedhjeve, ndërsa ajo ishte të rrëzohet ky pushtet i cili po e turpëron Maqedoninë. Prandaj ftesa është e hapur dhe pranuam të jemi pjesë e opozitës, jo e pushtetit”, tha Zafirovski.

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski tha se ka dërguar thirrje deri te të gjitha partitë politike të cilët vlerësojnë se kjo qeveri aktuale është e gabuar dhe se kjo sjellje mafioze e qeverisë është në dëm të interesave të qytetarëve dhe shtetit dhe të bashkëngjiten në VMRO-DPMNE.

Të gjitha ato parti politike ta cilat nuk do të integrohen në VMRO-DPMNE, ndërsa do të japin mbështetje në aktivitetet e VMRO-DPMNE-së, Mickoski tha se do të jenë pjesë e këtij blloku të gjerë opozitar.